Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kujdes pastertia e ambijentit!

Komuna e Gjakovës si punë të ngutshme këto ditë  po e konsideron  rregullimin e ambientit dhe largimin e deponive të egra. Këto ditë punonjësit e kompanisë Çabrati kanë punuar  në pastrimin e hapësirave gjelbëruese tek shkolla “Yll Morina”, në mes të rrugëve “Anton Qeta”, “Washingtoni” dhe “Migjeni”. Aksioni i pastrimit të ambienteve publike po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.

Komuna apelon tek të gjithë qytetarët që të mbajnë nivelin e pastërtisë në hapësirat publike duke mos hedhur mbeturina në këto hapësira. “Për të gjithë qytetarët e pandërgjegjshëm që do të vazhdojnë të hedhin mbeturina në vende publike, do të pasojnë edhe gjobat ndëshkuese sipas ligjit!” thonë zyrtarët komunal.