Për shkak të bores dhe acarit nxënësit të mërkuren pushim

Bora dhe acari ka vështirësuar edhe punën e shkollave. Ministria e Arsimit ka marr vendim që për shkak të motit të ftohtë, të mërkurën të mos zhvillohet procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar Bernard Frrokaj,  drejtor i Drejtorisë për Arsim në Gjakovë .

“Për shkak të rrethanave të vështirësuara të motit Ministria ka marrë vendim për pushim. Kështu edhe nxënësit e shkollave të komunës së Gjakovës të mërkuren pushojnë si në gjithë Kosovën  dhe kjo ditë do të zëvendësohet me një ditë tjetër.”, tha për Gjakovapress, Frrokaj.

Sipas meteorologëve e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta të stinës.