Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Festohet Dita e Mësuesit në qytetin që i dha dritë arsimit të Kosovës

7 Marsi- Dita e Mësuesit, na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Dita e Mësuesit është festë kombëtare dhe nuk është vetëm për punonjës të arsimit shqiptar, por edhe për nxënës e studentë, është një festë që festohet në çdo familje shqiptare. Kjo është një traditë e bukur e krijuar tek populli ynë.
Gjakova është qyteti me traditë të madhe për arsimin sepse me shekuj nxori mësuesit e parë që i dhanë dritë gjithë Kosovës, prandaj në këtë festë vjen si gjithnjë krenare për arritjet në arsimin dhe edukimin e brezave të rinjë. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar. Redaksia e Gjakovapress sjell një urim shumë të madh për të gjithë mësuesit, ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt kombit.