Në finale Mali Zi dhe Maqedonia

Në Gjakovë me organizim të klubit të henbollit për femra Shqiponja,  po mbahet Turneu tradicional ndërkombëtar I hendbollit për femra ku po marrin pjesë edhe ekipe nga Bullgaria, Mali Zi, Maqedonia dhe Kosova. Në ditën e parë, vashat hendboliste të  Shqiponjes pësuan humbje nga Matealurgu  I Maqedonisë 31:34, kurse në ndeshjen e dytë Nikshiqi I Malit të Zi mposhti hendbollistet Bullgare të klubit Niki sport 33:30.

Të enjten prej ores 12.00 luajnë për vendin e tretë Shqiponja dhe vashat nga Bullgaria, ndersa në finale përballen Nikshiqi dhe Metalurgu.