Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

22 Mars 2018, Përshëndetje nga Gjakova!

Lumi Krena vetëm në këtë muaj ka bartur mbi supe miliona kubikë ujë. Marsi ka filluar me borë e ngrica ndërsa më pastaj shkrirja dhe reshjet e shiut e kanë mbushur deri në pikat kritike shtratin e tij. Sot nuk e ka atë sasi uji si para disa ditësh, por e ka bukurinë me borën e pranverës.

Një kënd shikimi prapa shkollës së muzikës Prenk Jakova,  i shkrepur nga aparati fotografik i Ermal Vehapit, na ka kujtuar ato kartolinat e përparshme: Përshëndetje nga Gjakova!