Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Dita e pranverës sikurse dita e dimrit!

Gjakova ka hyrë në stinën e pranverës me borë dhe temperatura të ulëta! Të enjten termometri ka treguar minus 2 gradë. Shumë pemë tashmë kanë lulëzuar ndërsa kopshtet janë mbushur me lule. Sot lulet me borë. Veturat me xhama të ngrirë. Oxhaqet e shtëpive tymojnë si në janar e shkurt. Të moshuarit më së shumti po habiten sepse, sipas tyre , Arbahini, Homsini dhe “Plakat” tashmë kanë kaluar!.

Dihet se 21 marsi është dita e fillimit të  stinës së pranverës, por këtë herë pranvera ka ardhë më herët një ditë,  dhe me reshje bore.  Sipas llogaritjeve të shkencëtarëve të bazuar në rotacionin e tokës momenti i saktë në të cilin filloi pranvera këtë vit ishte ora 17:15 e ditës  së marte. Prej këtij momenti, periudha e dritës fillon të zgjerohet krahasuar me atë të errësirës . Vera, këtë vit, do të trokasë më 21 qershor. E deri atëherë mirëupafshim!