Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Teatri i Gjakovës shfaq premieren “Ditari i Ana Frankut”

Në skenën e Gjakovës për më shumë se dy orë mbrëmë është shpalosë Ditari i Ana Frankut, dramë kjo që erdhi si premiera e parë e Teatrit të Qytetit Hadi Shehu. Ngjarjet e viteve të 40- ta që përmban ky ditar, ngjasojnë me periudhën e tmershme që përjetoi edhe populli ynë në luftën e fundit ndaj publiku u rrëmbye nga emocionet që solli loja e aktorëve, dhe në fund u duartrokit dhe u dhuruan buqeta lulesh. “Ditari i Ana Frankut” është shkruar nga vajza hebreje me të njëjtin emër në harkun kohor 1942-1944, para se të dërgohej në kampin e shfarosjes në Bergen-Belsen, ku vdiq në vitin 1945.

Shfaqja u përgatit me regjinë e Drita Begollit dhe aktorët: Jahja Shehu, Myrvete Kurtishi, Vlera Pylla, Yllka Lota e cila në mënyrë brilante e interpretoi rolin e Anes, pastaj Ylber Mehmeti, Altina Kusari, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Elida Shasivari dhe Valon Pallaska. Skenografia funksionale ishte përgatitur nga Petrit Bakalli. Muzika nga Trimor Dhomi. Kostumografe e shfaqjes Valdete Mustafa ndërsa koreografe Nexhmije Selca

Ditari i Ana Frankut ishte dedikuar heroines gjakovare Yllka Domi.