Vëllaznimi- Llapi 2:0, Sejdiu: Po punojmë për barazh

image description

Vëllaznimi të dielën , para tifozerisë së zjarrtë gjakovare, ka treguar një nga ndeshjet më të mira të këtij kampionati dhe ka mposhtur me meritë Llapin e Podujevës 2 me 0,  me golat e shënuara në pjesëlojën e parë nga Dardan Rugova(15) dhe Lorik Rudi (25).  Gjasat teorike minimale për ti ikur barazhit   ende ekzistojnë . Kryetrajneri Gani Sejdiu megjithate  po përgatit ekipin gjakovar për barazh. Ai po thotë se fillimisht po punon ta ngrit motivin e skuadrës dhe efikasitetin para ndeshjes së barazhit. Kjo është fitorja e dytë qyshse drejtimin e skuadres e ka marrë Sejdiu. Ai ka thënë menjëherë pas ndeshjes se ka qenë një  fitore e merituar.

“Në pjesën e parë ishim agresiv dhe të vendosur për ta fituar ndeshjen ndërsa Llapi muk  pati ndonjë motivim të theksuar. Jemi për motivim ekipi dhe po  përgatitemi  për barazh. Pjesën e dyte luajtëm me shume sukses”, tha Sejdiu.

I pyetur për takimin e radhës Sejdiu tha se …”Me Feronikelin nuk jemi të preokupuar për rezultatin. Do të luajmë të relaksuar. Me rëndësi momentalisht për klubin është se po shënojmë gola dhe se po shkojmë të gatshëm në ndeshjen e barazhit”