Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Gjakova në vitin mbarëkombëtarë për Skenderbeun

Në zemrën e kombit shqiptar Skënderbeu jeton prej më shumë se 5 shekujsh e gjysmë, si një gur themeli pa të cilin ngrehina jonë identitare nuk do të qëndronte dot. Teksa i kujtonte popullit të vet se lirinë nuk ia kishte sjellë ai por e kish gjetur mes tij, Skënderbeu  formulonte një nga mësimet më të mëdha të historisë se ,  liria vjen së pari nga zemra e më pas nga shpata.

Drejtoria për Kulturë, rini e sporte e komunës së Gjakovës bashkë me Shoqaten e Intelektualve Jakova,  të martën   me  dy veprimtari kulturore u inkorpurua në shënimin e  vitit jubilar mbarëkombëtarë të  Gjergj Kastriot-Skënderbeu. Në mesditë u mbajt  tryeza  shkencore me temën “Vepra madhështore e heroit të kombit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” ku ligjëruan  profesorët Jahja Drançolli,  Gazmend Rizaj, Migena Arllati, dhe  Muhamet Rugova.

U tha se viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut është një vit ardhmërie i fokusuar tek politikëbërja, tek konsolidimi i institucioneve dhe tek bashkëveprimi me shqiptarët kudo që ndodhen, duke bërë më të mirën që përmes bashkëpunimit të ngushtë mes dy shteteve tona, ne t’ia dalim së bashku që, duke reflektuar mbi historinë  e lavdishme që Gjergj Kastriot Skënderbeu shkroi me shpatën e një krenarie të madhe, të vazhdojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese, konsolidimit të shtetit ligjor, të sigurisë dhe reformave transformuese në një rrugëtimin europian. Figura e Skënderbeut, ikonës kombëtare të shekullit të 15 -të ka mishëruar përherë një imazh heroik rezistence të spikatur të një populli të vogël, kundër të gjithë pushtuesve dhe kundër çdo kanosje që i ka ardhur atij

Në shënim të 550 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut , në mbrëmje  u mbajt një koncert festiv me këngëtarët e njohur  gjakovarë: Visar Peja, Albert Zhubi, Jeton Cermjani, Edi Ermeni, Ardian Këpuska, Gentian Gojani, Valon Kumnova, Shaban Jetishi, Kati Zhubi dhe Emil Tafarshiku. Moren  pjesë edhe Ansambli i valleve të qytetit përcjellur nga Orkestra Popullore e Pallatit të Kulturës dhe aktori Jahja Shehu.Koncerti u mirëprit nga të pranishmit.