In Memoriam, Vokrri: Futbolli kosovar pa Vëllaznimin nuk ka kuptim !

Mëngjesin e 9 qershorit 2018 u dha lajmi pikëllues për sportin kosovar. Legjenda e të gjitha kohërave të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës , ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm, në moshën 57-vjeçare, në kohën kur i duhej më së shumti Kosovës dhe sportit tonë. Vokrri ishte njeriu që kishte merita të jashtëzakonshme për anëtarësimin e futbollit kosovar në UEFA dhe FIFA. Vokrri gjithnjë është shprehur me konsideratë për tradtën e gjatë të Vëllaznimit. Klubi I futbollit Vëllaznimi I dërgoi familjes së tij telegram ngushëllimi, ndërsa redaksia e Gjakovapress me këtë përkujtim kujton deklaratën e tij të dhënë në Gjakovë me datë 17 janar 2018, pasi kishte pasur një takim me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe kryetarin e klubit futbollistik “Vëllaznimi” Agim Cana.

Futbolli kosovar pa Vëllaznimin nuk ka kuptim , ka thënë Vokrri I cili ka premtuar mbështetje për skuadrën me traditë në Kosovë. Vokrri tha se është i lumtur me ndryshimet e fundit në klubin kuqezi, ndërsa u shpreh se futbolli kosovar ka nevojë për një Vëllaznim të fortë….