Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Të dërguarit e Ismail Qemalit  “provuan” Çejzin E Gjakoves !

Foto ilustrim, marrë nga interneti

Më 21 maj 1912 kishte arritur në Gjakovë delegacioni treanëtarësh i Ismail Qemalit, i cili duhej të merrte pjesë në Kuvendin e Junikut. Ditën e nesërme hipën në çejzën e Mahmut Myrteza Rizvanollit, i cili ishte myhtar i vogël i Mëhallës së Hadumit, ndërsa myhtar i madh ka qenë Ejup Domi, dhe u nisën.

– Nga ju kemi? – pyeti Mahmuti.

Ata i thanë:

– Nga Vlora.

– Eh, po mundim të madh paskeni marrë me këtë rrugëtim kaq të gjatë!

Ata heshtën.

Në Skivjan, derisa Mahmuti i jepte ujë kalit, njëri nga anëtarët e delegacionit pyeti:

– Kë e vlerësoni ju si të sojshëm në këtë anë?

– Po, – tha Sotiri.

– Bujku që e thur dhe e mbron fushën nga bagëtia e huaj është soj, ndërsa ai që e lë gardhin e shthurur është i pasoj. Ne po e bëjmë gjithë këtë mundim për ta thurur gardhin e trojeve tona.

Kur arritën në Junik, ua bënë një pritje të veçantë. Vetëm atëherë Mahmuti e kuptoi qëllimin dhe domethënien e udhëtimit të tyre.

Gjakovapress Nr,113,

Marrë nga libri që është para botimit “Fillet e transportit në Gjakovë (1909 – 1950)” me autor Emin Rizvanolli