“Hajde gjakovare” një hit i ri i Edi Furres

Derisa ende po jehon e freskët kënga “Një shok në sofër na mungon”, këngëtari i shquar i muzikës popullore Edi Furra ka surprizuar fansat e vet duke edituar edhe një hit të ri veror, këngën me titull “Hajde gjakovare”. Është  një këngë me tone Çame,  por,  që vjen  me një orkestrim të veçantë dhe,  kuptohet,  tekst krejtësisht tjetër,  që i kushtohet nënave, bashkëshorteve, motrave e vajzave përgjithësisht.

Videoprojekti “Hajde gjakovare” është realizuar nëpër ambientet atraktive të Gjakovës,  kryesisht  në Çarshinë e Madhe.

Audio është promovuar në Radio Gjakova ndërsa si video  projekti “Hajde Gjakovare”  tashmë mundë të ndiqet edhe në kanalin “Youtube”.