Hapet fabrika e prodhimit të energjisë alternative me  turbinat me erë

Të shtunën  në Gjakovë u  bë hapja e Fabrikës “ASTE Kosova “ e cila merret me prodhimin e  energjisë rinovuese me anë të turbinave me erë. Aktiviteti i filluar në vitin 2012 ne Zvicër u zgjerua  në Kosovë , përkatësisht në Gjakovë më  2017 dhe  kompania është aktive në fushën e energjisë, ku si prioritet ka ruajtjen apo prodhimin e energjisë alternative ose të riprodhueshme.  Kompania është pionier i turbinave vertikale të erës në Kosovë dhe ka një përvojë shumë të madhe në konstruktimin e këtyre turbinave. Në fakt bashkëqytetari ynë Riza Smajli para 36 vitesh ka migruar në Zvicër në kërkim të një perspektive më të mirë për familjen. Iu përkushtua punës dhe pas një kohe arriti që mundin dhe dijen e marrë në këtë shtet ta kurorëzoi me inovacione të reja në Kosovë, përkatësisht në vendlindjen e ti në Gjakovë. Bashkë me ekipin e tij të përbërë nga ekspert të energjisë alternative nga Evropa  nën kupolen e firmës ASTE ka arritur që të nxjerrë në treg një produkt të ri që sjell energji alternative. Është fjala për Turbinat me bosht vertikal për prodhimin e energjisë alternative. Fillimisht është hapur një repart prodhimi në Gjakovë dhe po prodhohen  turbinat e para të cilat po tregohen të suksesshme.

Të themi në fund se Fabrika “ASTE Kosova Sh.P.K“ që u hap sot ka repartet prodhuese në hapësirat e zonës industriale tek ish Modeli.