Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vëllaznimi për shkak të tifozerisë nuk e meriton Ligën e parë!

Në mendjen e tifozëve të Vëllaznimit ende mbizotëron bindja se Vëllaznimi është ende në superligë dhe se ajo drama e ndeshjeve të fundit me barazhin e humbur, iu duket  si një ëndërr e keqe. Në të vërtetë Vëllaznimi në këtë kampionat do të bëjë gara në Ligën e par, por bazuar në një element, atë të tifozerisë së madhe që u pa edhe në ndeshjen e sotme miqësore me Ballkanin e Suharekës , vërtetë këtë nuk e meriton. Besohet se në shumë stadiume të Kosovës,  ku bëjnë pjesë skuadrat e superliges as në ndeshje kampionale nuk mundë të kenë kaq shumë tifoz , në temperaturën mbi 30 gradë celciuz,  siç shihen edhe në këto foto.

Pjesëmarrja kaq e madhe e tifozëve në një ndeshje miqësore tregon më së miri se sa e donë në Gjakovë Vëllaznimin dhe me sa përgjegjësi duhet të luajnë futbollistët dhe gjithë ata që merren me organizimin e klubit “Kuq e zi”.

E sa I takon lojës së sotme të dy trajnerët  sprovuan lojtarët e vet. Në lojë kishte shumë raste por vetëm dy u realizuan. Lekë Vula në pjesëlojën e parë  dhe Florent Sejdiu në të dytën ishin  golashënuesit e vetëm. Vëllaznimi- Ballkani 2 :0.