Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Arbër Dedaj në garën botërore “World Champions performing arts”

Gjakova si qendër e kulturës ka një traditë edhe në fushën e modës dhe bukurisë. Breza të tërë kanë dëshmuar veten nëpër skenat vendore e ndërkombëtare. Një traditë të tillë po e vazhdon edhe djaloshi Arber Dedaj. Ai është  13 vjeçar dhe  tani vijon mësimet ne Kl. -VIII-të, të Shkollës fillore “Yll Morina”në Gjakovë.  Ka marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtare që nga mosha 8 vjeçare dhe ka fituar çmime te ndryshme për talent dhe modeling .

Sëfundmi Arbër Dedaj ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë e shqiptarët në garën botërore “Ëorld Champions Performing Arts” që u mbajt në Los Angjelos. Duke qenë pjesë e AlbaniaEventProduction,   Arbëri bashkë me Klaudio Gjinin nga Tirana,  për herë të parë e përfaqësuan  Shqipërinë në një garë botërore të talentëve.

Ai shkëlqeu për performancen e ti në modeling dhe kitarë, por ka shkëlqyer edhe me veshjen kombëtare të cilën e kanë pëlqyer pa masë edhe shumë vende pjesëmarrëse të botës.

Arbër Dedaj tashmë ka bërë emër ne fushën e modelizmit dhe ky djalosh nga Gjakova po benë emër të madh ne manifestimet rajonale evropiane e botërore.

Modelimi për Arbrin paraqet një fushë interesante që krahas mësimeve e tërheq me dashuri.

Pas kthimit nga Kalifornia dhe kjo garë interesante Arbri u ka  rrëfyer shokëve dhe miqve përjetimet e bukura nga gara botërore e talentit dhe modës. Ai u shoqëruar me bashkëmoshatarë nga shumë treva të botës duke marrë njohuri për kultura nga më të ndryshme,  ndërsa me sukses u ka prezantuar bukuritë që ka Shqipëria e Kosova.

“Ishte nder, krenari dhe  shumë emocion të ngresh lart flamurin e kombit tënd në skenat më të mëdha botërore në mes të 63 shteteve të tjera konkurrent në Ëcopa Long Beach California”, ka thënë Arbri për Gjakovapress. Ai ka falënderuar gjithë ata që kontribuuan për pjesëmarrje në këtë ngjarje e veçanërisht familjen.

Edhe Arbri por edhe Klaudio kanë falënderuar  konkretisht AlbaniaEventProduction  që i kanë përzgjedhur për të ngritur lart vlerat e kombit,  kuq e zi.

Të themi në fund se djaloshi nga Gjakova Arbër Dedaj  si model deri me tash  me sukses është prezantuar edhe në vende tjera të botës si në :
Burgas,-Bulgaria,  Antalia-Turkey,  Budapest-Hungari, Durrës-Shqipëri dhe tani se fundmi në California-USA.

Për një kohë të shkurtër ai ka  mbledhur shumë mirënjohje, kupa e medalje ku si  model shqiptar na ka dhuruar emocione të papërsëritshme,  që është një garanci për suksese tjera që priten në të ardhmen. (Gjakovapress Nr. 116)