Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ministri Gashi: Pjetërshani po bëhet Amerikë e vogël brenda Kosovës

Në  fshatin e bukur Pjetërshan të Gjakovës  të hënën u vu gurthemeli i Qendrës së edukimit jo-formal për rini, si një qendër rekreative për fëmijë dhe të rinj, arritur sipas marrëveshjes në muajin maj, mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe OJQ “George Ëilliams Youth Association in Kosovo” (GËY). Dorina Lluka Davis, nga organizata “George Ëilliams Youth Association in Kosovo”, që do të menaxhoj këtë qendër, tha se   qëllimi i funksionimit të kësaj qendre është zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme. Sipas saj, kjo qendër do të jetë një kompleks me shtatë ndërtesa, dhe hapësira tjera që do të shfrytëzohet  për aktivitete të ndryshme, si rinore por edhe edukative,  jo vetëm nga të rinj e të reja të Kosovës, por edhe të  vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“ Kjo do të jetë sikurse ato qendrat-kampet rinore  që i përmendin brezat e përparshëm  që kanë ekzistuar dikur në Deçanin piktoresk, por tash krejtësisht tjetër, më bashkëkohor dhe vend për të rinjtë e gjithë Ballkanit perëndimor”, ka thënë Dorina duke shtuar se brenda këtij kompleksi do të zhvillohen programe të ndryshme, si në art, shkencë e agrikulturë e sport.

Ky projekt është i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila  për ndërtimin e saj ka ndarë një shumë prej 150 mijë eurove,

“Pjetërshani po bëhet Amerikë e vogël brenda Kosovës në këtë kamp. Falënderoj banorët që kanë pranuar një kamp të tillë në hapësira të Pjetërshanit. Projekti është i ndarë në dy faza, objekti që do bëhet këtu dhe implementimi i programeve”, u shpreh mes tjerash ministri Gashi, duke vënë theksin edhe te programet e edukimit të cilat do të fillojnë të implementohen në kamp nga viti ardhshëm i cili synon të jetë edhe nikoqir i të rinjve nga vende të ndryshme të botës.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Adrian Gjini tha se komuna dhe Kosova në përgjithësi ka përfituar nga ky projekt. Ai tha se ky vend është atraktiv edhe në sezonin dimëror. Ai shpreson që kampi do të ekzistojë për ndërtimin e solidaritetit mes njerëzve.
“Nëse të rinjtë që do ta kalojnë kohën e tyre bashkë, ajo kohë dhe miqësitë që do ti krijojnë kanë me u përkthy në të ardhmen në bashkëpunim në çdo aspekt dhe do ta kthejnë vendin në një zhvillim” tha ndër të tjera kryetari i Komunës, Ardian Gjini.