Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Në Mirushë do të mbahen garat e kërcimeve nga ujëvara

Pas garave të kërcimeve në ujë nga Ura e Fshenjtë, të dielen,   klubi i kërcyesve Bridge Divers nga Gjakova  do të organizojnë edhe një garë të këtij sporti atraktiv. Kësaj radhe bëhet fjalë për kërcimet atraktive nga Ujëva e Mirushës. Do të jetë kjo hera e parë e organizimit të kërcimeve në ujë në këtë ujëvarë që paraqet bukuri të rrallë natyrore. Garat të cilat fillojnë nesër në oën 13.00  do të mbahen më stilin dallëndyshe nga lartësitë 8 dhe 16 metra të ujëvares së Mirushes.

Rreth përgatitjeve për mbajtjen e këtyre garave  dy nga organizatorët,  Florid Gashi dhe Tomor Musa thane se janë bërër të gjitha punët përgatitore. Pritet të marrin pjesë kërcyes nga qendrat e ndryshme të Kosovës ndersa për sigurinë e kërcyesve do të kujdesen zhytësit nga Mitrovica..

Për të bërë akoma më tërheqëse këtë garë, pritet të kërcejë edhe veteranja e këtij sporti Gongje Xhiha, e vetmja femër shqiptare që kishte bërë kërcime nga Ura e Mostarit dhe Ura e Fshenjtë.