Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Për 6 muaj 1.129 lindje

Ecuritë e natalitetit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në  komunën e Gjakovës janë më  të favorshme se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Brenda kësaj periudhe duke krahasuar me të njëjtën e vitit 2017, del se ka më shumë  lindje . Në sektorin e gjendjes civile në Kuvendin komunal të Gjakovës thonë se ,  gjatë periudhës janar -qershor të këtij viti ka pasur të regjistruar  1 mijë e 129 lindje, apo 86  më shumë  se në të njetën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa janë regjistruar 277 raste të vdekjeve apo 22 raste më shumë se në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Derisa lindjet  shënojnë rritje sikurse edhe rastet e vdekjeve , statistikat e regjistrimit të martesave në sistemin e gjendjes civile flasin për ecuri të numrit në rënie. Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në komunën e Gjakovës janë kurorëzuar 259 çifte bashkëshortore apo 34 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Është interesant fakti se nga ky numër, 102 raste bashkëshorti ka qenë shtetas i huaj kurse në 123 raste bashkëshortja ka qenë shtetase e huaj.

Sipas statistikave të sektorit të ofiqarisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti është regjistruar vetëm një rast i shkurorëzimit.