Mbahen kërcimet atraktive në liqenin e Radoniqit-Dukagjini- Goçi dhe Curri kampion

Klubi i kërcyesve nga lartësitë Bridge Divers-Kërcyesit e Urës,   nga Gjakova,  këtë verë është mjaft aktiv në veprimtarinë e vet. Pas organizimit të garave të kërcimeve nga Ura e Fshenjtë dhe kërcimeve nga Ujëvara e Mirushës të dielen , për herë të parë organizoi edhe garën e tretë me radhë , të kërcimeve në Liqenin e Radoniqit-Dukagjinit.  Kërcyesit në stilin dallëndyshe  kërcyen nga kërcimorja e improvizuar në pyrgun e liqenit nga lartësitë 11 dhe 15 metra .

Garën e shpalli të hapur kampioni i kërcimit nga Ura e Fshenjt dhe Ujëvara e Mirushës, Florid Gashi i cili realizoi një kërcim atraktiv në stilin dallëndyshe dhe një tjetër akrobatik.

Më disiplinën e kërcimeve nga 11 metra fitues doli Nderim Curri i cili nga dy kërcime mblodhi 58 pikë i pasuar nga Bush Hoti dhe Shkëlqim Selimi nga Mitrovica i cili u plasua në vendin e tretë. Garë interesante u zhvillua në disiplinën 15 metra. Fitues doli Shkëlzen Goqi me 59.5 pikë i pasuar nga Vedat Krasniqi dhe Ardian Morina në vendin e tretë.

Për fituesit u ndanë medalje dhe kupa.

Për vizitorë e Liqenit, kjo ishte një pasdite atraktive ku për një moment bukuria e liqenit u bashkua me bukurinë e kërcimeve atraktive të garuesve..