Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kontributi i biznesmenëve të  Gjakovës në rrugëtimin e Seminarit të Gjuhës…

Të hënën  filloi punimet edicioni i 37-të i Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Për të 37-ën herë më radhë, Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare që organizohet në Fakultetin e Filologjik i UP, mblodhi studiues të gjuhës shqipe nga mbarë bota. Ngjarja më e madhe shkencore e gjuhës shqipe do të vazhdoi  dy javë me sesione shkencore, ligjërata të gjuhës shqipe dhe aktivitete tjera. Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare ka për qëllim zhvillimin e përhapjen sa më të madhe të shqipes në botë ku qindra të rinj nga shumë vende të botës vijnë në Kosovë për ta mësuar gjuhën shqipe. Në rrugëtimin 37 vjeçar të këtij manifestimi kontribut, në një formë  ka edhe komuna e Gjakovës duke e mbajtur gjallë në rrethana tejet të vështira këtët aktivitet kombëtar.

Në vitet e 90-ta të pushtimit serb,  biznesmenët gjakovarë ndihmuan në financimin  e organizimit të tërësishëm të  seminarit, kujton historiani Masar Rizvanolli, njëri ndër organizatorët e atyre viteve. Rizvanolli atëbotë punonte  si historian, përfaqësues i katedrës së Historisë dhe  si anëtar i seminarit .

“Mes viteve 1990- 1991 , në kohën e Millosheviqit, na e kanë ndërprerë financimin  e Seminarit. Atëherë dhe ne mbetëm në një pozitë shumë të keqe dhe sekretari i Seminarit më tha:  profesor veç ti mundesh me na zgjidh këtë problem. Unë erdha në Gjakovë dhe rashë në kontakt me biznesmenët Burhan Ponoshecin dhe me Nesim Bakinë.  Ata e morën me kënaqësi këtë punë edhe e siguruam  financimin për atë vit të Seminarit të Gjuhës, Letërisë dhe Kulturës Shqiptare”, kujton sot historiani Rizvanolli.