Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kurban Bajrami një nga festat kryesore të besimtarëve Islam

Besimtarët e besimit islam neser(e martë 21 Gusht) kremtojnë festen e Kurban Bajramit. Këshilli i Bashkësisë Islame  në Gjakovë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin për shtim të mirëkuptimit, dashurisë për njëri tjetrin, për paqe e mirësi.  “Kjo konsiderohet ndër festat kryesore për besimtarët islam. Kurban Bajrami është festa e cila vjen pas kryerjes së njërës nga kushtet e Islamit, pas haxhit dhe  prerjes së kurbanit, një rituali që i dedikohet solidaritetit me të varfrit, .thotë kryemimami i këshilit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Visar ef. Koshi.

Ai ka thënë se në afro 30 xhami të komunës së Gjakovës janë bërë përgatitjet e duhura për ta kremtuar këtë festë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë njofton se manifestimi qendror për festën e Kurban Bajramit mbahet në xhaminë Sylejman Hadim Ages në Gjakovë. Manifestimi fillon në ora 05:10, me thirrjen e ezanit të sabahut nëpër të gjitha xhamitë e Gjakovës dhe me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të ketë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga imamet . Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:25 minuta.

Të themi në fund se Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë të gjithë vizitorët,  për urimin e festës së Kurban Bajramit,  do t’i mirëpret nga ora 09:00 deri në ora 11:00 .

Redaksia e revistes Gjakovapress iu uron gjithë besimtarëe të besimit Islam, festen e Kurban Bajramit.