Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Valmir Tertini, rexhisori më i miri në Festivalin e filmit në Indi

Foto RTK live

Regjisori gjakovar Valmir Tertini është shpërblyer si regjisori më i mirë me filmin e tij “Tradhti me letra” në Indi, tek  Lake City International Film Festival. Ky është çmimi i 11-të për këtë film realizuar nga regjisori Tertini. “Tradhti me letra”, flet për Meritën e cila ka pranuar që Azemi, burri i saj të martohet me një grua gjermane sa për t’i bërë letrat. Sipas RTK live, regjisori Tertini, në shtator nis xhirimet e filmit të tij të pestë, “Vulë” , ku trajtohet një punonjëse e Ambasadës Gjermane në Prishtinë. Në lidhje me këtë film më herët regjisori ka pohuar se ky skenar ka fituar në vitin 2017 në Mediterranean film festival në Sirakruze të Italisë. Këtë vit është sponsorizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë