Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Benita Pula me një hit të ri “Malli më ka marrë”

Këngëtarja  Benita Luzha-Pula  vazhdon të sjell në tregun muzikor këngë të reja për të joshur adhuruesit e muzikës popullore. Anipse është kohë pushimesh të verës, Benita nuk I është ndalur krijimtarisë. Ka sjellë këngën më të re me titull “Malli më ka marrë” me tekst të ulqinakut Fiqret Mujeziqi dhe muzikë të Jeton Haxhisë. Për ti bërë akoma më tërheqës tinguj e melodisë, me klarinetë është kujdesur Sharr Muhaxheri.

“Është një këngë që besoj se do t iu pëlqejë adhuruesve të këngës sime. Unë gjithmonë punoi për të sjellë diçka të bukur. “, ka thënë Benita.

Gjakovarja Benita Luzha-Pula që nga fëmijëria I është përkushtuar muzikës. Fillimisht e mbajmë mend nga prezantimet e saja në Festivalet e këngës për fëmijë ndërkohë që me vitet e moshës ajo I është përkushtuar muzikës popullore. Këngët e saja janë ritmike dhe njihet si një “ndezëse” e atmosferës në ahengjet e ndryshme familjare, koncerte dhe prezantime në Diasporë dhe në Kosovë..