Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ismet Bytyqi : 5 Dekada me muzikën shqipe

Emri i Ismet Bytyqit nuk është i panjohur në trevat mbarëshqiptare. E themi këtë se gati pesë dekada u mor me artin muzikor. Shumë nga ne e njohim si instrumentist dhe këngëtar të zhanreve të ndryshme muzikore, si intrumentist në violinë dhe mandolinë. Që në moshë të re e deri më sot ka performuar në shumë shoqëri muzikore dhe grupe e ansamble të ndryshme. Me fjalë të tjera, talent i lindur për këtë art, por që pjesën më të madhe apo një jetë punë të palodhshme e kaloi si pedagog i artit figurativ, pa kursyer energji edhe kur paraqitej nevoja për të dhënë ndihmesën e tij në lëndën e edukatës muzikore.

Pas shkollës  fillore dhe asaj të mesme normale – pedagogjike, të kryera në vendlindje, Ismeti vijon studimet në  ish ShLP në Universitetin e Prishtinës, në degën e Artit Figurativ. Pas kryerjes së këtyre studimeve punësohet në detyrën e pedagogut, për të arritur edhe pensionimin në këtë detyrë, duke përcjellë shumë gjenerata nxënësish.

Krahas punës së pedagogut në shkollë, ishte edhe anëtar i shumë shoqërive dhe grupeve muzikore, nga të cilat nuk u nda edhe në këtë moshë. Talenti i tij u vërejt nga mësimet e para, pastaj gjatë shkollimit të mesëm e deri më sot, ku është i angazhuar si anëtar i grupit muzikor AVI “ASHIKËT”. është dëshmuar se është talent i instrumenteve  – mandolinës dhe violinës, por edhe me zërin e tij të tenorit lirik dhe dramatik. Ndihmesë e madhe për të ishte edhe njohja  e mirë e këngës së vjetër qytetare. Meloditë dhe këngët e tij i interpreton me  përkushtim profesional, duke kënduar dhe shoqëruar edhe me instrumentet (violinë, mandolinë) të cilat i përdorë gjatë këndimit. Me gjithë këto përparësi dhe përkushtim ndaj këtij arti, me të drejtë sot konsiderohet si një ndër këngëtarët gjakovarë, por edhe edhe më gjerë, që dha dhe jep kontributin e tij të çmuar me përkushtim për këtë lloj arti. Duke e pasur këtë talent dhe cilësi të luajtjes me këto instrumente, si dhe dhuntisë së këndimit dhe duke qenë njohës shumë i mirë i këngës së mirëfilltë shqipe dhe talentit të tij, Ismet Bytyqi ka qenë anëtar i pothuaj  të gjitha shoqërive muzikore të njohura jo vetëm në qytetin tonë, por edhe në Kosovë: si “Hajdar Dushi” (me të cilën pati turne në disa shtete evropiane, në të cilat ai dhe anëtarët e këtyre shoqërive u pritën shumë mirë), pastaj në shoqëritë e njohura “Ymer Riza”, ”Ganimete Tërbeshi” etj., për të vijuar edhe sot të jetë aktiv me AVI “ASHIKËT”, ku luan një rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm si këngëtar dhe instrumentist. (Me këtë ansambël vokalo instrumental, si grup kanë edituar pesë CD, dhe e gjashta e radhës pritet ta shohë dritën këtë fundvit).

Të tjerët për Ismet BYTYQIN:

Më gjërsisht në numrin më të ri të revistes Gjakovapress 117