Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Gjakova të shtunen në aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” nga data 15 Shtator deri më datën 15 Dhjetor 2018, realizohet në kuadër të Ditës së Pastrimit të Botës që organizohet nga lëvizja globale “Let’s Do It World”, ku synohet që në rreth 200 shtete të botës të mobilizohet 5% e popullsisë botërore të pastrojnë në një ditë.

Në Gjakovë aksioni do të fillojë në ora 10:00, ku do të bëhet hapja tek Busti “Nëna Terezë”, do të bëhet dorëzimi i materialeve, dhe shpërndarja e vullnetarëve në pikat përkatëse. Në qytetin e Gjakovës do të bëhet pastrimi i gjithë qytetit si dhe hyrje-daljeve të qytetit, do të bëhet pastrimi i qendrës dhe zonave përreth institucioneve dhe shkollave, si dhe eliminimi i deponisë ilegale në rrugën Bishtazhin – Gjakovë. Të gjitha mbeturinat që do të grumbullohen në aksionin e pastrimit do të dërgohen në deponinë regjionale përmes ndërmarrjeve të pastrimit dhe sipas nevojës do të angazhohen edhe FSK dhe kompani të tjera private.

Aksionet e pastrimit do të vazhdojnë gjatë tre muajve të fushatës. Krahas aksioneve të pastrimit të deponive ilegale gjatë tre muajve të fushatës do të realizohen aktivitete të tjera përcjellëse.

Vlen të përmendet që do të bëhet hapja e garës për Komunat më të suksesshme në zbatimin e aksionit të pastrimit të Kosovës – Për pesë komunat më të suksesshme në pastrimin e deponive ilegale dhe organizimin e aktiviteteve tjera vetëdijsuese Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të ndajë grante.

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me shoqërinë civile bënë thirrje që këtij aksioni t’i përgjigjeni me angazhim dhe seriozitet për shkak të vlerësimit që mund të marrë Komuna dhe pjesë e këtij vlerësimi do të jeni edhe JU.