Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Intervista dhe posteri : Benita Pula- soliste

Benita Pula, Poster në Gjakovapress

Pjesë nga intervista në Gjakovapress nr. 117

………

Cilat ishin prezantimet tua të para me këngë popullore dhe cili ishte repertori?

Isha 14 vjeçare kur fillova të këndoi këngë popullore. Isha e re për festivale, por arrita të depërtoi disi. Vesha fustan për më të rritura, bëra makiazh  të dukesha më e moshuar. Më kujtohet se ishte një këngë e  Shani Bashes. Pikërisht këngët e mia të para ishin nga artistet e mëdha, Perashqevi Simaku , dhe Merita Halili, dhe repertorin e tyre e kam për qejf. Akoma i këndoj me dëshirë dhe nostalgji.

Kush ju ka mbështetur në rrugëtimin tuaj si këngëtare?

Po,  në fillim të karrierës sime më mbështeste familja ime , dhe i ndjeri gjyshi im Bardhosh Rudi . Ai  më këshillonte, se çka të këndoj dhe  si të veproj…. E pastaj  kur u martova në Prizren, bashkëshorti im Astriti, ishte personi kryesorë . Isha pjesë e Shoqërisë muzikore Agimi dhe mora pjesë në disa koncerte. Ai  në çdo hap ishte pran dhe para meje në karrierën time. E falënderoj për të gjitha angazhimet.  Astriti më ndihmon gjithnjë  në menaxhimin e punës sime. Në fakt pa mbështetjen e familjes dhe të bashkëshortit nuk do të kisha arritur sukseset e deritashme.

Karriera juaj vazhdoi në diasporë. A e patet të vështirë të depërtoni tek publiku?

Po,  unë jetoj dhe veproj në Gjermani që nga vitet e 90-ta.  Kënga po vinte pas një pauze që kisha bërë pasi u martova dhe erdhi koha e përkujdesjes për fëmijët, për familjen.   Paraqitja ime në ahengje dhe koncerte të ndryshme në Diasporë fillimisht ishte vështirë. Diasporën e kishte  përfshirë një rrymë krejtësisht ndryshe nga repertori  që unë e këndoja. Unë ia  dola që me prezantimet e mia dhe me këngët e bukura ta kthej sadopak publikun kah vlerat e mirëfillta. Iu ofrova dëgjuesve mundësinë  të dëgjojnë muzikën e bukur që e ka Gjakova dhe Shqipëria e mesme… Unë i zotëroj të gjitha zhanret e muzikës. Disa kanë menduar se  jam nga Shqipëria , por me krenarinë më të madhe u them se jam nga qyteti i traditës, nga  Gjakova ime.

Cilat i këngë i interpretoni më me ëndje?

Muzika shqipe përgjithësisht është e bukur. Nga të gjitha trojet shqiptare, nga Shkodra e Elbasani, nga Berati e Korça, nga shumë qendra tjera ka këngë të bukura. Të gjitha i dua dhe i këndoj me qejf, posaçërisht këngë korçare, por janë këngët gjakovare , dhe përgjithësisht ato  të Shqipërisë së mesme që më impresionojnë më tepër!……
Intervista e plotë dhe posteri  në Gjakovapressnr.117