Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shqiponja të shtunën e të dielen në Gjakovë në Kupën e EHF-së

Foto nga garat e kaluara në Chaleng Cup

Pas tri pjesëmarrjeve në Kupën Sfiduese (Challenge Cup), Shqiponja e Gjakovës këtë vit paraqitet në nivel më të lartë, në Kupën e EHF-së (EHF Cup). Në kuadër të raundit të parë, Shqiponja takohet me skuadrën nga Zvicra, SPONO Eagles.

Me marrëveshje të dy klubeve të hendbollisteve, dy ndeshjet do të luhen në Gjakovë.  Të shtunën (nesër) luhet ndeshja e parë në palestrën “Shani Nushi”, nga ora 19:00. Ndeshja e dytë luhet në arenën e njëjtë, të dielen nga ora 14:00.

SPONO Eagles në gara evropiane merr pjesë qysh prej vitit 1993. Dy vite më parë kishte shënuar dy fitore të thella ndaj Prishtinës (41:14, 30:16). SPONO në përbërje ka katër lojtare të huaja dhe natyrisht lojtare zvicerane me përvojë, thuhet në faqen zyrtare të Federates se Hendbollit të Kosovës.

Shqiponja ka shkruar histori duke fituar për herë të parë titullin e Kosovës në edicionin e kaluar. Dy herë ka kaluar nga një rreth garash në Kupën Sfiduese, por Kupa e EHF-së është nivel tjetër. Gjakovaret kanë premtuar se do të japin maksimumin për paraqitje sa më të denjë. Hyrja në palestër është gratis dhe shpresohet në numër më të madh të shikuesve dhe përkrahje për vajzat kosovare.