Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Gati Fabrika e re e KRU Gjakova me 500 l/sek ujë cilësor

KRU Gjakova është gati për ti dhënë në shfrytëzim konsumatorëve të një pjese të Dukagjinit edhe 500 litra tjera ujë cilësorë të pijes. Pasi kanë përfunduar punimet në ndërtimin e fabrikës së re  me pajisjet e standardeve të larta dhe pas ekzaminimeve e testimeve të deritashme, kjo kompani ka njoftuar se ceremonia e   inaugurimit të fazës së  IItë Impiantit të Trajtimit të Ujit për Pije në Gjakovë, me të cilin do të shtohen kapacitetet përpunuese të ujit edhe për 500 l/sek,  do të mbahet me 8 Tetor të këtij viti në orën 12.00 tek Stacioni i Filtrimit.

KRU Gjakova fton të gjithë konsumatorët që të marrin pjesë në këtë ceremoni, në të cilën do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit dhe  mysafirë të tjerë.

Nga 8 Tetori 2018, gjigandi i madh i ujit të pijes në Kosovë, KRU Gjakova do të furnizoi konsumatorët me gjithsejtë 1.000 l/sek bashkë me Fabrikën e vjeter e cila gjithashtu tash është rinovuar.