Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Masar Kupa : Puna  60 vjeçare mes pikturës dhe poezisë

Krijuesi Masar Kupa që nga viti 1964, ishte bashkëformues i “MITINGUT  TË POEZISË” (tashmë tradicional që ka hyrë në dekadën e gjashtë) që mbahet në Gjakovë. Poashtu edhe një ndër themeluesit e Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” (1968) . Përmbledhja e parë poetike titullohet “MOTIV ZJARRI” e botuar më (2007). E dyta, me titull “IMAZHE JETE” së shpejti pritet të botohet. Ka edhe 8 përmbledhje dhe 1 roman në dorëshkrim si dhe një mori aforizma  . E tërë poenta shprehëse, individuale në këto shkrime është ajo thelbësorja e reales  që për synim ka të shprehi objektivitetin dhe artin e së bukurës dhe artin E ti si krijues. Ta prekësh të bukurën me shikim vizual të rrëqeth, të shqetëson dhe të bënë të dashurohesh në të. Nga këto…lindin imazhet për temat e ndryshme që trajto në krijimtariMË E TIJ… 

Kush është Masar KUPA dhe si lindi dashuria e tij ndaj artit pamor (pikturës) dhe vargut poetik?

Piktor AKADEMIK dhe POET; I takoj gjeneratës së mesme të krijuesve vizual, brez ky i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e artit pamor si në vend e poashtu edhe jashtë vendit. Linda më 1943, në Gjakovë. Shkollën fillore e kreva në vendlindje. Shkollën e Mesme të Artit në Pejë, më vitin 1966, për ti vijuar studimet në SHLP-Dega e Artit Figurativ në Prishtinë në klasën e  e piktorit të njohur Muslim Mulliqi, më pas diplomova më 1972. Ndërsa pas kësaj vijova studimet në këtë degë në akademinë e artit figurativ drejtimi i pikturës më 1979, poashtu në Prishtinë.                                                                                                       Dashuria për artin pamor (pikturës) dhe artit poetik, më lindi që nga mosha e re, që kur isha fillorist, diku në vitin 1956. Në klasën e gjashtë të fillores, e shkak për këtë është arsimtari im i dashur (për lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe) Z. Mazllum Hoxha, për të cilin kam një respekt të veçantë dhe falënderim të madh! Për habi ishim një klasë e veçantë talentesh: si unë në dy artet, Teki Dervishi, Esat Cërmjani, Esad Dujaka, Aliriza Boshnjaku…etj. Ku neve, si nxënës na angazhoi,  përkrahu dhe nxiti  në krijimtari, për gazetën e murit si fillim, që ekspozohej në lokalet e shkollës kohë pas kohe, me shkrime dhe piktura. Kjo ishte nisma e një rrugëtimi krijues për mua dhe bashkëmoshatarët. Pastaj gjatë studimeve m’u dha rasti të bëjë udhëtime studimore dhe vizita , në Itali, Rusi, Bellorusi, Ukrainë, Zvicërm, Turqi, Greqi, Shqipëri…, ku kam fituar një përvojë të mirë nga historia e arteve pamore të periudhave të ndryshme krijuese.  

Punimet e juaja artistike kanë depërtuar, pothuaj në shumë vise shqiptare; Kosovë, Shqipëri e kohëve të fundit edhe në disa shtetet evropiane. Me këto vepra krijuese – artistike sa ekspozita personale dhe sa të (përbashkëta) kolektive keni pasur?

Veprat e mia artistike, pikturat kanë depërtuar në shumë vise shqiptare si në  Kosovë, Shqipëri e poashtu edhe në disa shtete evropiane, fal angazhimit dhe përkrahjes së njohësve të artit. Gjerë më tani, kam pasur gjithsej 13 ekspozita të pavarura, së shpejti pritet e 14-ta, për artdashësit. Por, kam marrë pjesë në 28 ekspozita kolektive…për punimet e mia janë shprehur edhe kritikët dhe njohësit e artit pamor.

Jeni dhe poet, krijues i dy përmbledhjeve poetike, njëra e botuar para më shumë se një dekade e tjetra pret botimin. Mund të n’a zbërtheni shkurtimisht përmbajtjen e këtyre krijimeve dhe prej nga frymëzimi…?!

Gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore jam i baraspeshuar si me artin pamor (pikturën), poashtu edhe me artin e bukur të vargut të shkruar (poezinë). Që nga viti 1964, isha bashkëformues i “MITINGUT  TË POEZISË” (tash më tradicional që ka hyrë në dekadën e gjashtë) që mbahet në Gjakovë. Poashtu edhe një ndër themeluesit e Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” (1968) të këtij qyteti….( më gjërësisht në numrin më të ri të Revistes Gjakovapress 118)