Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Filloi ndërtimi dhe rinovimi i ndërtesës së komunës

Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Gjakovës  do të marrë pamje të re. Të hënën kanë filluar punimet në zgjerimin dhe renovimin e objektit të Kuvendit Komunal të Komunës së Gjakovës.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini vlerësuan se ky projekt është  I rëndësishëm jo vetëm për stafin e administratës komunale, por edhe qytetarët e Komunës së Gjakovës, pasi me objektin e ri do të përmirësohen edhe shërbimet për ta.

Ky projekt që ka kushtuar mbi 2.5 milion euro, është financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe shtetet evropiane, teksa janë duke u realizuar në komunën e Gjakovës edhe projekte tjera milionëshe, përfshirë këtu projektin e Ngrohtores së Re të qytetit, atë të Impiantit të Ujërave të Zeza e të tjera.