Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Digjen pyjet

Ekipet e brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës kanë vazhduar edhe gjatë ditës  se shtunë me intervenime ne shuarjen e zjarreve në zona fushore dhe malore të komunës së Gjakovës. Zjarre ka pasur edhe në zonën e fshatit Demjan. Sipas zyrtarëve të kësaj Brigade, vetëm gjatë paradites së djeshme  është intervenuar në 3 raste, duke shtuar numrin e tyre në 13, që nga dita e premte.

Eshtë intervenuar në fshatrat Zhub dhe Korenicë fillimisht  e pastaj edhe në fshatin Meqe. Ndërsa gjatë ditës së djeshme zjarrfikësit gjakovar kanë intervenuar  në  lagjen Brekoc, tek varrezat në një zjarr fushor,  pastaj në fshatrat Zhub, Rracaj, Ramoc, Osek Pashë, Demjan, si dhe në një pjesë tek rruga transite, përkatësisht pas qendrës tregtare Nertili.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Pashtrik Xërxa tha se nuk dihet se cilat janë arsyet e ndezjes së këtyre zjarreve, por sipas tij bëhet fjalë për pakujdesi nga ana e qytetarëve.