Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

LYRA FEST 2018 , me 23 Nëntor

Festivali i këngës për fëmijë Lyra Fest është themeluar në vitin 2007 nga OJQ Neo Musica në Gjakovë. Sivjet realizohet edicioni i 12-të duke krijuar traditë në qytetin e Gjakovës.
Në mbrëmjen e 23 nëntorit do prezantohen 18 këngë të pa publikuara më parë nga fëmijë të talentuar dhe autor këngësh tash më të njohur në skenën muzikore mbarë shqiptare.
Festivali fillon në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi në Gjakovë.

Sipas drejtorit të Festivalit,  Kujtim Nushi, për 12 vjet ahuruesve të këngës për fëmijë Lyra fest i ka dhuruar mbi 220 këngë me autor të ndryshëm nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.
“Festivali ka për qëllim të krijoj një vend për fëmijë të talentuar në këndim, për kompozitor, orkestrues dhe tekstshkrues ku do shprehin talentin e tyre e ndoshta për shumëkë do fillonte një jetë e re artistike muzikore.
Festivali Lyra Fest për çdo vit është në rritje, vetëm këtë vit ka arritur të mbledhë këngë nga këto qytete: Gjakovë, Prizren, Pejë, Deçan, Prishtinë, Ferizaj, Gostivar, Elbasan, Fushë Krujë dhe Düsseldorf të Gjermanisë.
Lyra Fest është vazhdimësi e festivalit të këngës për fëmijë të kultivuar për shumë vitë në qytetin e Gjakovës.
Lyra Fest ka karakter garues dhe fëmijët pjesëmarrës janë nga mosha 5 deri në 13 vjeç. “ ka thënë Nushi.
Edicioni i parë i Lyra Fest është mbajtur me 27 shtator të vitit 2007, për tri netë me rradhë: nata e parë e këngës për fëmijë; nata e dytë e muzikës popullore dhe nata e tretë e muzikës argëtuese për të rritur. Nga edicioni i dytë mbahet vetëm festivali i këngës për fëmijë.