Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Hendboll: Ndërpritet loja, mysafirët sulmojnë referin

Ndeshja  e javës së 11-të e Superligës së Kosovës për hendbollistë në mes të Vëllaznimit dhe Vushtrrisë, e zhvilluar të enjten në mbrëmje,  është ndërprerë në minutën e 35 për shkak të sulmit ndaj referëve. Kjo erdhi pasi fillimisht u krijua një tollovi  në fushë mes hendbolistëve  e pastaj pasoi sulmi I hendbollistëve të Vushtrrisë ndaj referëve, kur rezultati ishte 13:7. Ky ishte një gjest jo sportiv që dëmton ecurinë e mirëfilltë të garave. Deri në ndërprerje loja ishte fer dhe sportive. Vëllaznimi që nga fillimi avancoi edhe me 6 pikë. Për epilogun e takimit do të marrë vendim Komisioni Disiplinor I Federatës së Hendbollit të Kosovës.