Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Struganët mikpritje për Maturantët Gjakovarë 1983

Me ftesën e tre shokëve të klasës, struganëve Verdat Kolonja , Rini Kolonja dhe Lefter Shabani “Maturantet 1983” të drejtimit Ndertimtarisë, 35 vjetorin e maturës, shkuan ta kremtonin ne Strugën e bukur. Të mahnitur me pritjen që iu kishin bërë në Gjakovë gjatë kremtimit 5 vite me parë të 30 vjetorit të maturës, dhe duke ruajtur konsideratën dhe kujtimet më të mira të shkollës së mesme . Këta  ish nxënës treguan bujarinë dhe shpirtin e madh që i karakterizonte si shqiptarë dhe atdhetarë të devotshëm.

Ata, ishin të përjashtuar dhe të përndjekur nga shovinizmi maqedonas, e Gjakova iu hapi dyert dhe I pranoi si nxënës të rregullt. Që në takimin e parë kujtonin kënaqësinë dhe befasinë për guximin e treguar,por edhe frikën që i shqetësonte. Shumë herë e kujtonin momentin kur i kishte thirrur në drejtori, Faik Duraku (atëherë, drejtor I QAMO-së). “E pat puna jonë”,  menduan struganët. Por u befasuan kur ai iu kishte thënë: “Vazhdoni të mësoni si keni filluar dhe nëse keni dëgjuar se edhe ndonjë shokë ka fatin tuaj dyert do ti kenë të hapura në shkollën tonë”. Këtë veprim të guximshëm të tij, vazhdimisht e përmendnin  me respekt të posaçëm, sikur ishim mirënjohës për mësimdhënësit për kujdesin e tyre gjatë shkollimit në Gjakovë .

Me këto kujtime të paharrueshme mezi pritnin që te takoheshin për 35 vjetorin e maturimit me shokët dhe shoqet e gjeneratës .

Tashmë kishin filluar emocionet e pritjes, nuk pranin telefonimet : A u mblodhët të gjithë? Kur do të niseni? Mezi po iu presim.

Dhe, para Hotel “Pashtriku” autobusi rreth orës 23:30 filloi rrugëtimin. Të mallëngjyer dhe me lot gëzimi, disa shiheshin për herë të parë pas 35 vitesh. Kishin ardhur nga shume vende: Anglia Gjermania,Austria.

Dëgjoheshin pyetjet: Cili je ti ? Nuk të njoha. Paske ndryshuar shumë ,thoshte dikush tjetër . Disa mburreshin duke kujtuar rininë e tash ishin bërë gjyshër. Bënin pyetje  të ndryshme. Kënaqësinë më të madhe e shprehnin për sukseset e shkollimit dhe të arriturat e fëmijëve të tyre. Bisedë pas bisede, qeshje, gëzim dhe hare dëgjohej në autobus ….

Shkrimi i plotë në Revistën Gjakovapress Nr. 120