Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kozniku ndihmëstrajner i Kombëtares Kroate- U 19

Ish futbollisti i mirënjohur gjakovar  Ardian Kozniku është emëruar ndihmëstrajner në Kombëtaren e Kroacisë U-19. Kozniku ka thënë , se është kënaqësi të jesh përkrah selektorit të U-19, Ivan Gudelj, ish futbollistit të mirënjohur të Hajdukut të Splitit. Ky është një sukses i madh për Koznikun, sidomos që federata kroate e ka emëruar në këtë pozitë. “Oferta ka qenë e parefuzueshme dhe jam krenar që do të jem përkrah Gudelj”, tha Kozniku . Ardian Kozniku vazhdon të vlerësohet me të madhe në shtetin kroat, ku kishte lënë gjurmë si futbollist. Legjenda e futbollit shqiptar, i cili e kishte fituar medaljen e bronztë në Botërorin 1998 me Kroacinë, ishte shprehur i gatshëm ta udhëheq Përfaqësuesen e Kosovës, por Federata e Futbollit të Kosovës ka menduar për opsione tjera.