Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Bora pastron ajrin, e qytetarët para bizneseve dhe shtepive duhet ta heqin atë

Përkundër vështirësive në trafik Bora është mirëpritur për faktin se do të pastrojë ajrin ngase institucionet shëndetësore ka kohë që po ballafaqohen me raste të shumta të pacientëve që janë të prekur nga sëmundjet gripoze. Edhe për fermerët që kanë arritur të mbjellin sipërfaqet me grurë, kjo është e mirëseardhur, porse në anën tjetër bora ka ndërprerë fushatën e vonuar të mbjelljeve të vjeshtës. Mendohet,   jozyrtarisht,  se vetëm  gjysma e sipërfaqes së planifikuar të mbillet me grurë, këtë vjeshtë është  realizuar.

Komuna e Gjakovës falenderon punëtorët e ndërmarrjes KRM Çabrati për gadishmërinë në pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga dëbora.

Drejtoria për Punë Inspektuese, përmes një njoftimi ka bërë të ditur  se me hyrjen në fuqi të rregullores për Shërbimet Publike dhe Rendin Komunal, largimin e borës dhe akullit nga sipërfaqe publike të komunës së Gjakovës e kryen operatori ekonomik i cili është i obliguar të veproj në kohë, kështu që të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe automjeteve. Ndërsa pastrimin e borës nga trotuaret, para ndërtesave afariste, institucioneve apo shoqatave duhet ta kryejnë edhe pronaret ose shfrytëzuesi e lokaleve afariste apo objekteve. Gjatë pastrimit të trotuareve nga pronaret ose shfrytëzuesit e lokaleve, ndalohet hedhja e borës në sipërfaqe të rrugës, ashtu që bora e pastruar duhet të grumbullohet në trotuar apo në cep të rrugës aty ku më së paku e pengon qarkullimin e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve. Pastrimin e borës në pjesët e trotuareve ku nuk ka ndërtesa, ose hapësirat e shesheve, vendkalimet në parqe, vendkalimet në ura, vende për të cilat nuk përkujdeset askush, do t’i kryejë operatori ekonomik i cili është i obliguar që borën dhe akullin e grumbulluar në skaje të trotuarit, ta bartin menjëherë në vendet e përcaktuara nga organi kompetent, por jo më vonë se 3 ditë. Inspektoret e Shërbimeve Publike në kuadër të Drejtorisë për Pune Inspektuese, do të fillojnë me inspektime me qellim të konstatimit të gjendjes faktike, prandaj njoftohen qytetaret dhe operatori ekonomik i kontraktuar se në rast të mos respektimit të rregullores në fuqi do të ndermirën masat ndëshkuese me gjobe.