Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Gjysma e Kombëtares së Kosovës me futbollistë të Liburnit

Klubi i futsallit Liburn nga Gjakova që nga themelimi u dëshmua për cilësi dhe trofe. Ka rrëmbyer pothuajse të gjithë trofetë e mundshëm në Kosovë dhe ka përfaqësuar denjësisht futsallin e Kosovës  sikurse edhe atë shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Kombëtarja e Kosovës në futsall e cila është përfshirë në grupin 3 për parakualifikimet e Kampionatit Botëror 2020, thuajse tërësisht do të përbëhet nga futbollistët e Liburnit. Nexhip Selimi(aktualisht i lënduar), Ramadan Alaj, Arber Dobroshi, Vahid Krasniqi, Alfred Prenqi dhe Bajram Ramadani do të jenë pjesë e përfaqësuese së Kosovës e cila në shortin e tërhequr  në selinë e UEFA-s,  u përfshi në grup me Norvegjinë, Bjellorusinë dhe Andorrën.. Ky do të jetë cikli i parë kualifikues i Kosovës për Kampionatin Botëror. Ndeshjet parakualifikuese të Grupit të 3-të do të zhvillohen në Bjellorusi prej 29 janar deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm. Dy ekipet e para në secilin grup do të kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues.

Kryetari klubit Liburn, Abaz Beqa, pasi parashikon një sukses të kombëtares së Kosovës në këtë kampionat bote, ka thënë se pjesëmarrja e pothuajse gjithë futbolistëve “Kuq e zi” nga Gjakova, në përfaqësuesen e Kosovës dhe Shqipërisë, flet më së miri për punën përkushtuese që bëhet në klub.