Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Nevruz Nura pishtar i Arsimit në Kosovë

Shkruan : Arbenita Vokshi Dobruna

Nevruz Nura u lind më 21 mars 1917 në Gjakovë, në një familje zejtare të kamur. Ishte i biri i vetëm i Rushit Nurës, i cili merrej me punimin e kostumeve kombëtare nga mëndafshi dhe qëndisjen e tyre me ari e argjend. Shkollën fillore e kreu në gjuhën serbe në vendlindje. Meqenëse në fëmijëri të hershme mbeti pa prindërit e tij që ishte një goditje shumë e rëndë. Për të u kujdesën motrat dhe  pasiqë e shihnin se perspektiva e vllaut të tyre ishte në rrezik, ato   vendosën ta dërgonin për studime jashtë vendit. Në Tiranë kishte takuar të afërmin Abdurrahim Buzën–piktorin e mirënjohur që kishte mbaruar studimet në Itali dhe i cili bëri edhe portretin tij.

Shkollën e mesme e kreu në Shkollën  Teknike Amerikane “Harri Fultz”- dega bujqësore në Tiranë, e cila si parim kryesor e kishte porosinë “Teoria e lidhur ngushtë me praktikën”. Aty i dhanë mësim  profesorët e njohur si Nexhat Peshkopia, Skender Luarasi, Hasan Toptani, Minela Karajani etj.

Nga suksesi i lartë që kishte në shkollë, ai së bashku me dy nxënës të tjerë u zgjodhën si nxënës të dalluar nga Prof. Ernest Koliqi dhe më 1937 u dërguan për studime në Institutin Agrar në Ascoli Piceno në Itali.

Me nxënësit e Gjimnazit 1945/46, Nevruz Nura (me kostum të bardhë) Sylejman Lleshi në krahun e djathët të tij, Zef Neka e Skender Curri

Pasi u kthye në vendlindjen e tij, në Gjakovë së bashku  me shokët e mendimit dhe të idealit Prof. Sylejman Lleshin nga Tirana (të cilin një kohë e strehoi në shtëpinë e tij), Skender Currin (nga familja e Bajram Currit) dhe Zef Nekën nga Shkodra, themeluan Gjimnazin e Gjakovës më 1945. Gjimnazi i ulët në Gjakovë filloi punën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945.  Sylejman Lleshi, Zef Neka, Skender Curri dhe Nevruz Nura, ishin  mësimdhënës në këtë gjimnaz dhe  ishin baza e arsimit, duke mbajtur numrin më të madh të lëndëve.  Nevruz Nura, dhe jo vetëm, dha kontributin e tij edhe në Normalën e Gjakovës e cila punonte në të njejtën godinë së bashku me Gjimnazin, si mësimdhënës i lëndëve profesionale, i angazhuar me punë plotësuese. Vendimi për hapjen e Normales në Gjakovë ishte marrë në Janar të vitit 1945, ku zëvendësdrejtor i Shkollës Normale ishte caktuar Sylejman Lleshi.

Nevruz Nura me entuziazëm dhe energji të pakursyer punoi për ngritjen dhe arsimimin e popullatës, mbajti rregullisht me përkushtim lëndët: kimi, bujqësi e mësim natyre…… ( shkrimi i plotë në numrin festiv 121 të Revistes Gjakovapress)