Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Koncert i suksesshëm  festiv i Ansamblit muzikor të Gjakovës

Festave të fundvitit u ka dhënë shije të kremtes koncerti që u shfaq të premten në mbrëmje në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi. Nën dirigjimin e Pëllumb Vules, Ansambli Muzikor i Gjakovës shfaqi  një program të pasur artistik ku u interpretuan 10 vepra të kompozitorëve të njohur botëror. Koncerti filloi me “Carmen-Overtura” të George Bizet dhe u mbyll bashkë me duartrokitjet e gjata që e ndoqen vepren e Johann Strauss “Radetzky-March”.

Mysafir i Ansamblit ishte kitaristi i shquar, Astrit Stafa, ligjerues në Shkollen e muzikës Prenk jakova në Gjakovë,  I cili u përcollë me duatrokitje.

Orkestra prej 40 anëtarëve  impresionoi adhuruesit e muzikës klasike me performancen e shkëlqyer. Edhe me koncertin e sotëm u vërtetua se Gjakova ka një numër të madh talentesh, instrumentistë që janë të zot që me sukses të interpretojnë vepra të shquara të kompozitorëve me nam botërore.Instrumentistët  pothuajse të gjithë ishin nga shkolla e muzikës Prenk Jakova, vatër kjo që në vazhdimësi po aftëson dhe po nxjerr talentë muzikor..