Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

45 Vjetori i Kampionit KV Vëllaznimi

Shkruan: Fatlik Lila

Në muajin Nëntor të vitit 1973, K.V “Vllaznimi” – Gjakovë, përherë të parë në historikun e klubit, u shpall kampion vjeshtorë i ligës së Kosovës, në lojën e volejbollit.
Ndikim të drejtpërdrejtë në arritjen e këtij suksesi të K.V “Vllaznimit”, pos lojtarëve dhe trajnerit të klubit, pati edhe ardhja e ekipeve të volejbollit nga Republika e Shqipërisë, si K.V “Vllaznia” – Shkodër, K.V “Partizani” dhe K.V “Dinamo” të dyja nga Tirana dhe K.V “Skenderbeu” – Korçë dhe të tjera.
Lojërat me ekipet e përmendura dhe atyre të tjerave, bëri që loja volejbollit të masivizohet gjithnjë e më tepër të moshat e reja, ku me ngritjen e cilësisë përditë e më tepër rritej numri i spektatorëve në ndeshjet që zhvillonte ekipi i tyre i zemrës – Vllaznimi.

Më poshtë po ju sjellim foton e ekipit kampion të asaj Kohe.

Nga lartë: Ismajl Peja (Trajner), Shaip Mustafa, Fatlik Lila (Kapiten), Agim Kryeziu, Halim Hoxha.

Nga poshtë: Shefki Hoti, Bashkim Komoni, Muharrem Pozhegu dhe Salim Bytyqi, mungon Flamur Xhiha.

Top of Form