Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shkumbin Vula më I miri paraglajdist shqiptar 2018

Sportet e aeronautikës kanë një traditë të gjatë në komunën e Gjakovës. Sukseset e parashutistëve të dekadave të shkuara po I ndjekin tash paragladistët e rinj. Paraglajdisti gjakovar, Shkumbin Vula , anëtarë I klubit të Aeronautikes Gjakova, është shpallur paralajdisti më i miri gjithkombëtar, në disiplinën e distancës, në bazë të pikëve të fituara gjatë garave në vitin 2018.  Ceremonia e shpalljes së më të mirëve është mbajtur në Korcë, ku Vulës i është dorëzuar trofeu i fituesit.

Ditë më parë, Vula  është  shpallur edhe nga Federata e Aeronautikës së Kosovës si garuesi më i mirë i vitit në Kosovë. Gjatë vitit 2018 ai ka marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare të paraglajdizmit.