Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Mbahet manifestimi Sportisti vitit 2018

Me organizim te Drejtorise per Kulture Rini e Sporte te shtunen ne mbremje  u mbajt manifestimi Sportisti vitit. Hendbollistja Shkurta Mehmeti është zgjedhur si sportistja më e mirë për vitin 2018 në komunën e Gjakovës.  E përpos Mehmetit, në top dhjetëshen e sportistëve më të mirë gjakovarë kane hyrë edhe Ramadan Alaj, Art Luzha, Rina Hoda, Rajmond Pjetraj, Afrore Plava, Besart Kurhasku, Kushtrim Gashi, Florid Gashi dhe Driton Rraci. Ekipet më të mira pë vitin 2018 janë shpallur KH Shqiponja në kategorinë e femrave ndërsa KF Liburni në kategorinë e meshkujve. Trajneri i ekipit të futsallit Luan Kozniku është zgjedhur trajneri më i mirë, ndërsa punëtori sportiv më i dalluar Blendi Haxhikadrija nga KV Vëllaznimi. Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi janë zgjedhur si dyshja më e mirë e referëve, ndërsa Blerta Juniku Rraci dhe Nikollë Marku si pedagogët më të dalluar. Komisioni i caktuar ka ndarë mirënjohje për shoqatën më të mirë dhe shkollën më të mirë, çmime këto që i kanë takuar shoqatës së pedagogëve sportiv dhe shkollës së futbollit Gjakova. U ndane edhe mirenjohje tjera.