Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ka ndërruar jetë veterani i futbollit gjakovar, Xhevdet Kurhasani

Një ndër futbollistët e parë të skuadrës “Ylli Kuq”, që më pastaj mori emrin “Vëllaznimi”, Xhevdet Kurhasani, ka ndërruar jetë të premten në moshën 97 vjeçare. I takon brezit të futbollistëve të dalë që nga ditët e para, pas Luftës së dytë botërore. Rreth 10 vjet veshi fanelen e klubit duke u shquar si një alo i shpejtë dhe mjaft i suksesshëm.

Për ta kujtuar këtë veteran të shquar të futbollit gjakovar po e botojmë këtë foto të vitit 1946 ku Kurhasani gjendet ulur i pari në anën e majtë.

Të dhënat e marra nga pjesa e prapme e fotografisë për futbollistët e skuadrës Ylli kuq- Foto nga arkivi i Xhevdet Kurhasanit

Varrimi i të ndjerit Xhevdet Kurhasani bëhet në varrezat e qytetit të shtunën në orën 14.00