Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

KB Vëllaznimi- U 18 kthehet nga Suedia me 3 fitore

Basketbollistët e Vëllaznimit, U 18 e kanë kryer misionin e tyre në turneun ndërkombëtarë në qytetin Lun të Suedisë pasi dje pasdite kanë pësuar humbje nga ekipi suedez Hamarby green në kuadër të garave të plej ofit të turneut Lundespalen 2018 për grupmoshat e reja..  Megjithë këtë humbje që ndali rrugën drejtë trofeut, pjesëmarrja e basketbollistëve të rinj gjakovarë, si përfaqësues të Kosovës në këtë turne ndërkombëtare,  mundë të konsiderohet e suksesshme pasi nga 4 ndeshjet e zhvilluara, tri i kanë fituar. Pas qëndrimit një javor në Suedi , basketbollistët gjakovarë sot paradite  janë nisur drejtë Gjakovës.Brenda turneut janë zhvilluar edhe gara shkathtësie. Bleonis Tanushi i KB Vëllaznimi zuri vendin e parë në garen për shpejtësi dhe shkathtësi