Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Bora në Gjakovë telashe të reja, Ministria e Infrastruktures ndihmon në pastrim

Foto V.V

Dita e dytë me borë e ka bërë tejet të vështirë qarkullimin nëpër rrugët e qytetit dhe fshatrave të komunës së Gjakovës.  Reshjet e pandërprera  e kanë rënduar edhe punën e kompanisë së pastrimit por gjendja është tejet e rënduar jo vetëm në rrugën kryesore por më shumë në ato dytësore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pas kërkesës zyrtare nga ana e komunës së Gjakovës, i ka dalë në ndihmë kësaj komune në pastrimin e rrugëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Gjakova është një nga rajonet më të rënduara nga reshjet e borës, trashësia e së cilës ka arritur deri 1 metër. Për pasojë rrugët e kësaj komune janë vështirë të kalueshme për dy ditët e fundit”, thuhet në komunikatë.

Me kërkesë zyrtare të komunës së Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me kapacitetet që ka do të intervenojë në pastrimin e rrugëve nga bora në këtë komunë.