Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Liburni në finale, Vëllaznimi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

E shtuna dhe e diela sportive mundë të llogaritet ndër ditët më të frytshme për skuadrat gjakovare. FC Liburni ka mposhtur FC Prishtinën 8 me 3 me një lojë fantastike duke e siguruar biletën për finale e Kupës së Kosovës në futsall që luhet me 17 Shkurt në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Djelmoshat e Luan Koznikut dëshmuan edhe një here se përbëjnë elitën e mjeshtërve të futsallit në Kosovë.

Ritmin e suksesit në garat kupës e kanë vazhduar edhe futbollistët e Vëllaznimit. Të dielën në një atmosferë të zjarrtë e me mbështetjen e tifozerisë më të zëshme në Kosovë, mposhtën Dritën e Gjilanit 1 me 0. Pas një kombinimi super profesional mes Almedin Muratit dhe Tunë Bardhokut, ky I dyti shënoi golin e fitores që solli Vëllaznimin në gjysmëfinale të Digital kupës së Kosovës.

Tun Bardhoku, futbollisti i ndeshjes

Suksesin e skuadrave gjakovare këtë fundjavë e kanë vazhduar edhe basketbollistët në dyja konkurrencat. KB Vëllaznimi mposhti Penzen e Pejës 75:71 dhe po vazhdon rrugëtimin drejtë superligës. Amerikani Taaj Ridley që startoi për Vëllaznimin  ishte fantastik  me 25 pikë.

Triumfues kanë dale edhe vashat basketboliste të Vëllaznimit të cilat si mysafire mposhte Sferen me rezultat  64:68.

Të dielën në mbrëmje fitore kanë shënuar edhe henbolistët e Vëllaznimit duke e mposhtur Samadregjën me rezultat 37:28 (15:14) me 12 gola të A. Nezirit.

Këtë javë sportive, vetëm volejbollistët si mysafir  kanë pësuar humbje 3 me 1 në sete në lojë me KV Prishtina volej .