Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ambasadori Philip Kosnett  vizitoi Gjakovën

Ambasadori I SHBA në Kosovë Philip Kosnett të hënën  vizitoi Gjakovën për herë të parë. Ambasadori u takua me kryetarin e komunës Ardian Gjini, vizitoi qytetin e vjetër të rindërtuar me vullnetarët e Korpusit të Paqes,  Xhaminë e Hadumit dhe pati një takim në Shoqatën “Thirrjet e nënave” dhe Komisionin Komunal për Kthim. Kossnet  vizitoi edhe  fabrikën e tekstilit të mbështetur nga USAID “CREATIVE”, njohton Ambasada e SHBA në Kosovë.

“Pata kënaqësinë e veçantë që ta takoj ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Philip Kosnett dhe zonjën Kosnett. Me ambasadorin Kosnett biseduam për mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe social në Gjakovë si dhe për të ardhmen e Kosovës. Kurrë nuk është tepër të thuhet se populli i Kosovës është i bekuar të ketë një mik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë kryetari Gjini pas takimit me amabsadorin.

Kosnett, ka mbajtur një takim të përbashkët me anëtarët e Komisionit Komunal për Komunitete dhe Kthim ku është njoftuar për së afërmi me gjendjen e komuniteteve jo -shumicë në komunën e Gjakovës, ndërsa ka apeluar që të gjithë qytetarët e Gjakovës pa dallim ta respektojnë njëri –tjetrin dhe ta mbajnë Gjakovën një qytet shembull ku mbizotëron respekti i ndërsjellë dhe diversiteti etnik, kulturor e fetar.
Nga ana tjetër, anëtarët e Komisionit Komunal për Komunitete pos falënderimeve për vizitën e tij në Gjakovë, kanë kërkuar nga ambasadori Kosnett që ambasada amerikane të japë ndihmën e saj në ri – integrimin e komuniteteve jo – shumicë, në theks të veçantë në çështjen e strehimit, si njëra prej sfidave më të mëdha për këto komunitete.

fotot nga kjo vizitë: Ambasada Amerikane në Prishtinë.