Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Thënia e Luigj Gurakuqit motivuese për ndeshjen me Driten, KF Vëllaznimi falenderon tifozët

Vëllaznimi e ka armaten e madhe të tifozëve që edhe këtë të diele kishte mbushur stadiumin në ndeshjen për Kupë me Dritën e Gjilanit. Për dallim nga herët tjera kësaj radhe tifozët gjakovarë kishin zgjedhur një thënie të Luigj Gurakuqit të cilën e shpalosen në tribuna.
“Mua nuk më mbetej gjë tjetër për të bërë përveç që të vejë në Gjakovë e të merresha vesh me atdhetarët e atjeshëm, të cilët qenë të vetmit që luftuan burrërisht e që mbrojtën gjerë në fund të drejtat kombëtare e që janë edhe sot gati të bëhen theror për atdheun tonë të dashur…”
Trieste, 7 Shtator 1912
Luigj Gurakuqi

Pas mbështetjes së tifozerisë dhe festes së organizuar me kualifikim në finale të Kupës, me fitoren 1 me 0 nga Drita, Klubi i Futbollit “Vëllaznimi”  i  ka falenderuar tifozët e Klubit për një atmosferë të jashtëzakonshme dhe për një përkrahje të pashoqe që ua bënë futbollistëve në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, Vëllaznimi – Drita.
“ Ju, tifozë të respektuar, jeni pjesë shumë e rëndësishme e këtij suksesi të madh të Vëllaznimit, plasmanit në gjysmëfinalen e Kupës. Presim që edhe në të ardhmen të jeni në këtë nivel, në ndërkohë që edhe Klubi me presidentin Agim Cana, vazhdimisht do të jenë me Ju dhe pranë jush. Të bashkuar mund të arrijmë shumë!”, thuhet në falenderimin e KF Vëllaznimi për tifozet.