Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Koncert në SHM Prenk Jakova për 11 vjetorin e Pavarësisë

Në ardhje të 17 Shkurtit, ditës së 11 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të mërkurën në mbrëmje u shfaq koncert festiv në shkollën e muzikës Prenk Jakova, ku interpretuan mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe Kori. Koncerti filloi me këngën “Pranvera filloi me ardhë” në interpretim të Korit të shkollës e në dirigjim të  Hajrullah Syles, shoqëruar në kitarë nga Astrit Stafaj dhe ka përfunduar me “Nostalgji” të Piro Qakos interpretuar nga baritoni Adhurim Grezda dhe në piano Nezahate Shala-Zeka.

Të gjitha interpretimet morën duartrokitje të ngrohta nga adhuruesit e muzikës që kishin mbushur foajenë e shkollës së muzikës,  ndërkohë që “Valsi lumturisë”, “Vijnë vaporët” dhe “Hapi sytë e zeza” ishin veprat muzikore që u interpretuan në mënyrë vërtetë artistike dhe që u duartrokiten gjatë.