Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Rovena, Irma, Orgesa, Vesa e Florenti për Pavarësinë e Kosovës

Gjakova e ka përmbyllur agjendën e veprimtarive festive me rastin e shënimit të 11 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me një koncert festiv “ Dy zemra që rrahin si një”,  ku kanë shkëlqyer yjet e muzikës shqipe të cilëve u ka prirë Irma Libohova dhe Rovena Dilo. Skena e pallatit të Kulturës Asim Vokshi u mbush të dielën në mbrëmje me tingujt e zërave të këndshëm që interpretuan këngë të zgjedhura. Irma, Rovena dhe Orgesa kënduan këngë nga repertori i tyre ndërkohë që interpretimet në grup sollen emocione të veçanta tek publiku. Risi ishin duetet me këngëtarët gjakovarë, Florent Abrashi dhe Vesa Smolica,  që iu bashkuan yjeve të muzikës shqipe. Florenti dhe Vesa dëshmuan edhe një herë cilësitë e tyre interpretative. Ata thanë se u ndjen të lumtur që patën rastin të jenë përkrah  me Irmen, Rovenën dhe Orgesen.

Me pika artistike të humorit u prezantua Salsano Rrapi . Freski ishte edhe prezantimi i veshjeve gjithëkombëtare shqiptare  përmes modeleve të shoqatës Tradita Popullore me seli në Tiranë. Koncertin festiv me organizim të Komunës së Gjakovës me sukses e  prezantoi Lorik Bakija.